Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price vlerësoi jodemokratike thirrjen e ushtrisë armene për dorëheqjen e Kryeministrit Nikoll Pashinyan dhe zhvillimet që pasuan.
Price, në konferencën për shtyp të mbajtur sot, deklaroi se ata po ndjekin situatën në Armeni me shumë vëmendje dhe se ata po bëjnë thirrje për përmbajtje për të gjitha palët në konflikt.
Duke deklaruar se ata i ftuan palët të shmangnin veprimet e tensionit dhe dhunës, Price tha, “Ne kujtojmë të gjitha palët se parimi themelor demokratik është që forcat e armatosura të shtetit të mos ndërhyjnë në politikën e brendshme”.
Zëdhënësi shtoi se ata mbështesin “demokracinë e Armenisë”.KosovaPost/.