Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka kritikuar institucionet e Kosovës për mos-zbatim të vendimit të Kushtetueses lidhur me manastirin e Deçanit.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se vendimi nuk është zbatuar, ani pse kanë kaluar pesë vite që nga verdikti i Kushtetueses.
Sipas tij, Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si parim themelor demokratik.
Postimi i plotë i shefit të BE-së:
Më vjen keq që 5 vjet që kur Gjykata Kushtetuese vendosi mbi mosmarrëveshjen e tokës në Decan / , vendimi ende nuk po zbatohet. Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik.ln