Mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë-Jarinje, në vendin e njoftuar si “Shkëmbi i Kajushës”, kanë rrëshqitur gurët dhe është mbyllur rruga për qarkullim.
Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se ka ndërmarrë veprimet dhe është liruar një shirit i rrugës për kalim por që për shkak të rrezikut të shembjes së gurëve sërish, është mbyllur.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shmangin këtë segment.
Njoftimi i plotë i ministrisë:
Sot rreth orës 9 të mëngjesit, në rrugën Nacionale N 22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje, lokacioni i njohur si “Shkëmbi i Kajushës”, kanë rrëshqitur gurët dhe është mbyllur rruga. Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprimet për sanim të gjendjes. Aktualisht një shirit i rrugës është aftësuar për kalim por meqenëse ekziston rreziku permanent për rrëshqitje të reja, ky segment i rrugës është mbyllur për qarkullim. Luten qytetarët që ose të mos i drejtohen këtij segmenti, ose të kërkojnë rrugë alternative deri në një njoftim të ri.