Shqipëri/ Shembet ura e Darëzezës në Fier dhe dy automjete me peshë të rëndë, kanë përfunduar në lum.
Shkak për shembjen e urës është bërë një kamion i rëndë, i cili është nisur për të kaluar nëpërmjet urës, e e cila është shembur, duke mos e përballuar peshën.
Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës dhe vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik. Si pasojë, do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetare – shkruajnë mediat në Shqipëri.