Ka shkuar në 20 numri i viktimave pas shembjes së mbikalimit të metrosë në kryeqytetin e Meksikës, transmeton Kosova Post.
Si pasojë e shembjes, 70 të tjerë janë plagosur, ndërsa bëhet me dije se mbikalimi është shembur gjatë natës.
Ndërkohë ekipe të zjarrfikëses dhe ekipet e shpëtimit të emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes ku edhe po bëjnë të mundur shpëtimin dhe gjetjen e sa më shumë jetëve.
Ndërkohë kryebashkiakja e Mexico City, Claudia Sheibaum tha se zjarrfikësit dhe mbrojtja civile janë angazhuar në operacione shpëtimi.
Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë pasi disa njerëz mund të jenë akoma të bllokuar nën rrënoja.