Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se Ministri Rifat Latifi, ka marr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, transmeton Kosova Post.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në lansimin e ekspozitës së fëmijëve në Prishtinë, me ç’rast ka siguruar se fëmijët dhe shëndeti i tyre do të jenë në epiqendrën e angazhimit të tij në fuqizimin e kapaciteteve shëndetësore dhe krijimit të një hapësire më të përshtatshme ku ata ndjehen të gjithëpërfshirë.
“Le t’i ndihmojmë ata të rriten të shëndetshëm për të arritur ëndrrat e tyre. Angazhimi ynë për të ofruar një sistem më të mirë të kujdesit shëndetësor për ta do të jetë i përhershëm” – citohet të ketë thënë Latifi./KosovaPost/