Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka ndarë mesazhet e OBSH-së në Ditën Botërore të Shëndetit.
IKSHPK me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook shkruan se “Shëndeti është e drejtë e çdo njeriu në kushtetutën e 140 vendeve, megjithatë në realitet miliarda njerëzve ende u mohohet kjo e drejtë themelore.”
“Për të tejkaluar këtë boshllëk është koha të veprojmë.”, shkruan tutje.
“Këtë #Ditë Botërore të Shëndetit dhe në çdo ditë tjetër, të luftojmë për #Shëndeti im, e drejta ime
Shëndeti juaj mbështetet në:
- Shërbime shëndetësore cilësore
- Ujë të pijshëm dhe sanitari
- Ajër të pastër
- Mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm
- Ushqyerje të mirë
- Vendbanime cilësore
- Kushte të përshtatshme për punë
- Të lirë nga diskriminimi
• Edukim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.