Politikani serb i akuzuar nga Tribunali i Hagës, Vojislav Seselj, ka thënë se SHBA-ja po e ashpërson presionin ndaj Serbisë për të lejuar Kosovën të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara (KB).

Ai tha se këtë do të tregojë edhe vizita e ndihmëssekretarit të Shtetit, Wess Mitchel, të mërkurën në Beograd. Sipas tij, Mitchel do të japë ultimatum për të lejuar anëtarësimin e Kosovës në KB.

“Anëtarësimi i Kosovës në KB do të ishte pranim i pavarësisë, edhe nëse Serbia nuk e bën asnjë akt në çështje. Kush do të pyes Serbinë se a e njeh shtetin e Kosovës kur të bëhet anëtar i KB”, ka thënë Seselj, transmeton GazetaMetro.net

Ai vlerësoi se SHBA-ja po i bëjnë presion të madh presidentit dhe qeverisë së Serbisë për të pranuar Kosovën.

Madje, ai shtoi se Mitchel do të qëndrojë në Beograd në tentim për të ulur ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Sipas Seselj, Serbia duhet të hyjë në aleancë ushtarake me Rusinë për të zmbrapsur politikat e SHBA-së ndaj Ballkanit.

 

You may also like

Emocionuese: Ja çka shkruan Leonora Jakupi derisa viziton varrin e babait (Foto)

Gjatë ditës së djeshme është bërë rivarrimi i