SHBA-ja ka regjistruar 21,007,694 raste me koronavirus dhe të paktën 356,540 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins .
Johns Hopkins regjistroi rastin e parë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara më 21 janar 2020.
Shtatëmbëdhjetë vende të tjera kanë raportuar më shumë se 1 milion raste totale Covid-19, sipas Johns Hopkins.
Sipas të dhënave deri më tani këto janë vendet më të prekura në botë nga Covid-19:
-India mbi 10 milion raste
-Brazili mbi 7 milion raste
-Rusia mbi se 3 milion raste
Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia dhe Italia kanë regjistruar mbi 2 milion raste me Covid-19. Ndërsa Spanja, Argjentina, Kolumbia, Gjermania, Meksika, Polonia, Irani, Ukraina, Peruja dhe Afrika e Jugut kanë raportuar mbi 1 milion raste. abcnews