Në seancën e sotme në Kuvend, deputetja Ariana Musliu – Shoshi, ka folur për vendimin e djeshëm të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për lirim nga detyra të ambasadorëve të emëruar politikisht.
Ajo tha se të tërheqësh 13 ambasadorë në një kohë, është barrë e rëndë për diplomacinë e Kosovës.
“Me tërheqjen e ambasadorëve, ministrja e Punëve të Jashtme ka tentuar të kopjojë praktika nga vende të tjera, të cilat këtë çështje e kanë të rregulluar me ligj. Por të tërheqësh 13 ambasadorë në një kohë, është barrë e rëndë për diplomacinë e Kosovës. Ky veprim rrezikon funksionimin e shërbimit të jashtëm. Kjo do të thotë hakmarrje në shpinë të Kosovës, ky veprim është dashur të bëhet në mënyrë graduale dhe jo me inate politike”, ka thënë deputetja e PDK-së në pikën “deklarime jashtë rendit të ditës”.