Autoritetet e mbrojtjes thonë se një avion luftarak belg F-16 u përplas me një ndërtesë në bazën ajrore holandeze ndërsa po përgatitej të ngrihej, duke lënë të plagosur dy persona.
Një avion luftarak belg F-16 u përplas me një ndërtesë në bazën ajrore holandeze sot në mëngjes ndërsa po përgatitej të ngrihej, duke lënë të plagosur dy persona, konfirmuan autoritetet holandeze dhe belge, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës përmes një deklarate tha se incidenti ndodhi në fillim të një misioni F-16 ndërsa piloti katapultoi.
Nuk pati zjarr ose shpërthim pas incidentit në bazën ajrore ushtarake Leeuwarden, njoftuan forcat ajrore holandeze.
Forcat ajrore thanë se shkaku i incidentit ende nuk dihet dhe se janë ngritur hetime.
Detaje të mëtejshme nuk ishin në dispozicion.