Shkarkohet bordi i drejtorëve në ndërmarrjen publike kompania rajonale e ujësjellësit Hidrodrini sh. A. Peje.
“Kërkesa për shkarkimin e bordit bëhet për arsye se i njëjti bord ka dështuar në arritjen e caqeve të performances. Ndërmarrja është e obliguar të bëjë kontrollin e rregullt të cilësisë së ujit. Kru ‘Hidrodrini’ ende nuk i ka të definuar qartë sistemin e ujit që e ka në menaxhim. Të gjeturat që kanë dalë në pah kanë ndikuar drejtpërdrejt në rënien e besimit të qytetarëve në ndërmarrjen”, ka thënë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Bëhet fjalë për helmimin e disa qytetarëve në korrik nga uji në Deçan.