Në seancën e sotme parlamentare, deputetët kanë votuar për shkarkimin e Xhyldane Kiçmarit nga pozita e anëtares së bordit të KOSTT-it, raporton Kosova Post.
Ajo u shkarkua me 68 vota PRO, asnjë kundër dhe 10 abstenime. Siç u tha, Kiçmari shkarkohet nga detyra me motivin se, mbajtja e kësaj pozite, manifeston konfliktit interesi.
Shkarkimi i Kiçmarit u bë si kërkesë nga Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Edhe deputetët opozitarë, e kanë cilësuar si “lajm të mirë”, këtë akt./KosovaPost/