Shkëndija nga Tetova feston titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë ndahen baras (1:1) me Shkupin, në takimin e javës së fundit.
Ky është titulli i katërt në histori të skuadra shqiptare. Shkëndija renditet në pozitën e parë me 75 pikë apo e la pas me 16 pikë Shkupin.
Për Shkëndijen shënon Besart Ibrahimi (41′) dhe për Shkupin Ali Adem (58′).
Duhet theksuar se tifogrupi i Shkëndijës, “Ballistët” kanë arritur të futen në stadiumin e tyre “Ecolog Arena”, për të festuar arritjen e skuadrës, ndonëse diçka e tillë nuk lejohet.
Në këtë situatë, skuadra e Shkupit ka vendosur të largohet nga fusha, për të mos e vazhduar ndeshjen, e cila nisi 30 minuta më vonë, pasi gjithçka u rikthye në normalitet.