Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte kanosur motrën e tij, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, Policor motra kishte shkuar në shtëpinë e vëllait për ta marrë nënën e saj, ndërkaq i dyshuari e kishte kanosur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 13.01.2022 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur verbalisht motrën e tij viktimën femër kosovare, pasi ajo nga shtëpia e të dyshuarit e kishte marr nënën e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.