Bashkëpunimi ndërinstitucional të misioneve nga Turkija që punojnë në fushën e diplomacisë publike siguron përdorimin efikas të burimeve njerëzore, ngritjen e cilësisë së aktiviteteve dhe punës në terren, transmeton Kosova Post.
Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua të premten, më 1 korrik, ndërmejt Shkollave Maarif dhe Instituti “Yunus Emre”.
Fondacioni i shkollave Türkiye Maarif, aktivitetin e saj edukativ e ka filluar në Kosovë me dy qendra në Prishtinë dhe Prizren, që nga viti 2017.
Fondacioni Türkiye Maarif, me aktivitetet edukative është prezent në të gjithë botën, duke filuar nga edukimi parashkollor deri në universitet, bazuar në traditën dhe mençurinë e përbashkët të njerëzimit dhe veçanirisht asaj nga Anadollit të lashtë, si dhe Instituti Yunus Emre, i cili operon në të gjithë botën për të promovuar gjuhën turke, kulturën dhe arti, kanë nisur një bashkëpunim të ri me motivacion për të operuar së bashku në këtë rrugëtim.
Duke bërë vlerësime për këtë temë, Koordinatori i Qendrave Kulturore Turke Yunus Emre në Kosovë Dr. Mehmet Ülker tha: se kjo marrëveshje bashkëpunimi ofron mundësinë për të kombinuar energjitë dhe mundësitë e të dy institucioneve në një mënyrë më sistematike.
Përfaqësuesi i Fondacionit të Türkiye-s Maarif në Kosovë, Oğuz Hamza Yılmaz, theksoi rëndësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe tha: Fondacioni i Türkiye Maarif, i cili u themelua me pretendimin për të qenë një markë universale e arsimit në vitin 2016, vazhdon aktivitetet e tij arsimore me sukses në shumë pjesë të botës.
Me këtë marrëveshjen të bashkëpunimit, mësimdhënësit dhe nxënësit tanë, të cilët tanimë janë pjesë e suksesit tonë të jashtëzakonshëm, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga mundësitë që ofron Instituti “Yunus Emre”. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces./KosovaPost/