Pas një takimi që ështe mbajtur sot bashkë me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë te ditur se nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor do të jetë në pushim, shkruan Kosova Post.
“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do t’i analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara “, tha ai.