Rritet në 119 numri i palestinezëve të martirizuar nga sulmet izraelite në Gaza, me vdekjen e 10, personave transmeton Kosova Post.
Ushtria izraelite vazhdon të godasë Rripin e Gazës edhe gjatë Fitër Bajramit.
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, edhe 10 palestinezë të tjerë janë martirizuar.
Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës janë martirizuar 109 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra ndërsa janë plagosur 621 të tjerë.
Ushtria izraelite ka njoftuar fillimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës dhe hyrjen e ushtarëve në Gaza.