Shkoni në Arabi nëse doni të mbani shamia

Shkoni në Arabi nëse doni të mbani shamia

POROSI NGA NASER RAFUNA ATYRE QË THONË: “SHKONI NË ARABI NËSE DONI TE MBANI SHAMIA”

Nuk ju duam në Kosovë…Nuk i duam ushqimet italiane; Pizza, Macaroni…

 Nuk i duam gullashin, këtë ushqim hungarez. Nuk janë shqiptarë-autoktonë e as farmerkat sepse janë të huaja.

Ju që vishni farmerka, shkoni në Texas e merrnu me lopë e bullica e kauboj. Çka janë këto krevata, shqiptare?

Ncuk ncuk…

Shkoni atje ku i shpikën këto se na e prisht traditën.

Ne jemi njohur për shkak të mustaqeve dhe plisit.

Nuk i duam hamburgerat gjerman e as sandwichin që është shpikje angleze.

Ne e respektojmë ushqimin por ushqimin autokton si: langun (qumesht të thartë e të trashë i prisht), mazen, fli e krelanë me duqa e jo qebapat këtë shpikje turke.

Ata që janë me syza le të kthehën në Kinë sepse atje i shpikën syzet e mos na sillni kulturë kineze në Kosovë. Ju me patika Adidas e Nike hupni prej Kosovës e shkoni në ato vende ku e shpikën basketbollin se na mjafton loja autoktone: guxhas.

Ne jemi kundër çdo gjë që nuk është e jona autoktone e sidomos e paraluftës…hupni në Taiwan e Kinë ju që keni I-phona sepse na e prisht kulturën dhe shqiptarinë me sende të huaja (perfshirë edhe unë). S’kemi nevojë për babadimra me mjekërr që e kanë pagu arapt me mbajt. Neve na mjaftojnë musteqet, plisi dhe një pen kije… “Njeriu është produkt i kulturës dhe jo i racës ” – F.L.

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka