Shkrimtari i spikatur shqiptar, përkatësisht profesori i Universitetit të Prishtinës, Ag Apolloni, teksa e ka trajtuar përciptasi temën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ndërrimin e pushtetit në Komunën e Kaçanikut e ka kundëruar si nevojë imediate, transmeton Kosova Post.
Letrari Apolloni, orgjina gjeografike e të cilit është Kaçaniku, gjykon se në mos për arsye ideologjike, tranzicioni i pushtetit në komunën juglindore të Kosovës duhet të nodhë për arsye higjenike, sepse sipas tij, në atë qytet ka kohë që ka nisur të vije era.
‘Ndërrimi i pushtetit lokal në Kaçanik nëse nuk bëhet për arsye ideologjike, duhet të bëhet për arsye higjienike, se moti ka nisë me i ardhë era. Kujtojeni nganjëherë atë thënien që i atribuohet Mark Twain-it, për politikanët dhe pelena!’, ka shkruar profesori Apolloni në profilin e tij në Facebook.