Zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës
PËR KREJT QË GUXOJNË DREJT
Z. Lutfi Haziri, i ngarkuari me detyrë nga PDK+LDK, ministër për Administrim të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës (nga dhjetori 2004) ishte kreatori dhe zbatuesi i urdhrave për decentralizimin njëetnik (duke filluar nga 22.09.2005), që tash po rrezikon të bëhet „Zajednicë“, e cila përfshin diku 30% të territorit të Kosovës, e dedikuar për 2% qytetarë të kombësisë serbe, merreni me mend (?!) Janë gjithsej diku 171.000 hektarë. 8.200 hektarët e dhuruar Malit të Zi janë tallje në krahasim me hektarët „Zajednicës“, që janë 21 herë më shumë.
Dhe diçka, që po heshtet tinëzisht e qëllimisht është se „Zajednica“ quhet „Asociacioni i Komunave Serbe“ e jo „me shumicë serbe“, që shkurt i bie „të Serbisë“ edhe pse në disa komuna të saj shqiptarët janë shumicë si p.sh. në Novobërdë (52.4% shqiptarë, Kllokot (56.3% shqiptarë) dhe Shtërpcë (52.8% shqiptarë). Si ka mundur të ndodhë kjo?!
Po ashtu po heshtet tinëzisht dhe qëllimisht se „Zajednica“ i merr diku 80-90% të resurseve zhvillimore të Kosovës, e në marrëveshjen e nënshkruar nga ish kryeministri Hashim Thaçi, më 19 prill të vitit 2013, e më vonë nga Isa Mustafa në të 2015-ën në paragrafin 4) pika 2 shkruan: “Asociacioni ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale” e jo Kosova pra (?!)
Me fjalë të tjera i bie që “Serbët hanë mish, shqiptarët dhe të tjerët lakra, kurse Hashimi, Isa dhe Ramushi po na e shesin si Sarmë”. Por së paku lakrat t’i hanim, ama as lëng nuk po na mbetet.
Akoma me e rrezikshme është ideja për „korrigjim kufijsh“ që pas vetes fsheh ndarjen e Kosovës („ç’na duhen komunat, dhuratë e Rankoviqit“ ju kujtohet?). “Republika Serbe” e Kosovës shumë lehtë do të mund të shpallej nga „Kuvendi i Zajednicës“, i cili parashihet në marrëveshjen e nënshkruar dhe tash s’ka kush e pengon më bashkimin e saj me Serbinë.
Kush është i gatshëm TË HAJË LËNG SARME në të ardhmen, ai nuk e voton LVV.
O vëllezër, ju betohem në Zot, që as për politikë e as për parti, nuk më intereson, por jam duke folur nga njohuritë profesionale mbi resurset ekonomiko zhvillimore të Kosovës, që i kam studiuar brenda lëndës „Sistemet Teknologjike“.
Mos e votoni askënd përveç LVV, ngase do të na bëhet Kosova vend i pajetueshëm, PA MUNDËSI PËR TË SIGURUAR USHQIM për familjen. „PA USHQIM NE SHEKULLIN 21“. Ah çfarë shkretëtirë!!!
I kam shikuar me shumë vëmendje programet. Çfarë thotë Albin Kurti, Enver Hoxhaj, ose dikush tjetër, FARE NUK MË BËN PËRSHTYPJE, ngase unë vendos nga shikimi dhe gjurmimi vetanak i programeve të tyre.
Por më duhet pashmangshëm të cek se programi i partisë „Lëvizja Vetëvendosje“ vërtet është më premtuesi nga të gjithë të tjerët, të cilët faktikisht nuk kanë program, por disa gënjeshtra e përralla mashtruese për votuesin.
E kemi rastin, e papërsëritshëm do të kisha thënë, të fillojmë e të punojmë pa frikë për vendin tonë. Pikërisht 14 shkurti është momenti vendimtar.
Dipl.-Ing. Faton Piraj
(Autori jeton dhe vepron në Vjenë, Austri)