Mediat lokale serbe në Mitrovicën e Veriut dhe jo vetëm, kanë raportuar për disa shpërthime atje, transmeton Kosova Post.
Sipas raportimeve, Policia e Kosovës aktualisht është duke e zhvilluar një aksion, ndërsa shumë qytetarë kanë dalë në rrugë.
Kjo e fundit, nëpërmjet një komunikate, shpjegoi se aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Duket që kjo i ka zemëruar banorët lokalë aq sa thuhet se rruga “Kneza Miloša”, është bllokuar nga protestuesit.
Për më tepër thuhet se shpërthimet janë dëgjuar gjatë kohës kur po zhvillohej bastisja nga ana e policisë./KosovaPost/