“Me indinjatën me te thelle, Shoqata i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse qe sa me pare ta lirojnë Dr. Ibrahim Hotin, dhe te kthehet menjëherë ne vendin e tij të punës, në mënyrë që pacientet të mos privohen për asnjë moment nga trajtimi i nevojshëm”, thuhet në knjë kumtesë për media të kësaj shoqate.
Tutje, ata thonë se veprimet e tilla e denigrojnë personalitetin e mjekut dhe e dekurajojnë atë në luftën e përditshme kundër pandemisë COVID-19
“Te gjithë punëtoret shëndetësor, sidomos ata që kane qenë në ballë të luftës kundër pandemisë gjatë muajve të fundit, kanë punuar jashtëzakonisht shumë, me orare të stërgjatura dhe nën presione të paimagjinueshme, pa pushime vjetore dhe pa qenë i pranishëm të familjet e tyre”.
“Dr. Ibrahimi është i vetmi pulmolog në institucionet publike shëndetësore të Komunës së Podujevës, dhe tani në kulmin e pandemisë, kur numrat e pacientëve të cilëve ju nevojitet trajtimi janë më të larta se kurrë, ky veprim i ngutshëm është kundër çdo arsyeje të shëndosh”.
“Si përfundim, Ne si Shoqatë kërkojmë që edhe nëse nuk e kemi përkrahjen e mjaftueshme, së paku na lejoni ta kryejmë detyrën tonë gjatë këtyre kohëve të rënda”.