Shkruan Ali Dula
“U zgjuam, po…
Edhe ato 5 a 10 min të ndrrimit të senes së re kaluan.
Në një Kosovë me varfëri të llojllojshme e deri tek ajo ekstreme, mbrëmë u shpenzuan me MILIONA euro për fishekzjarre e mjete të ndryshme piroteknike!!
Se çfarë paraqet dukuria e varfërisë për një shoqëri e kulturë të saj në një vend të lodhur si Kosova, festimi i mbrëmshëm me harxhime enorme sikur na shenjon edhe një identik e nivel kulturor. E kur jemi tek identiteti kulturor dhe standarde demokratike, paraqitet një devalvim i paparë – imitim i verbër.
Në një gjendje të këtillë, shoqëria do të duhej ta kishte permanent një ngritje koshience masive e të organizonte masat progresive sociale, se vetëm kështu do të tregonte se kujdeson për mosvazhdimin e varfërisë së më mëtejme. Ndryshe ky është fukarallëku krenar-kapadaian i saj.
Shoqëri unikale! Nëse flasim për festime e kremtime, atëherë përgjigjemi; si krejt bota edhe ne, duke pandehur barazinë sociale, (krahasim pa elemente bazë ekonomie), ndërsa kur flasim për fukarallëk e mjerim social atëherë përgjigjemi me ngushëllim e kukatje; papunësia, korrupcioni, nepotizmi, hajnia politike…
Atë çfarë pamë mbrëmë gjatë festimit të ndrrimit të motmotit në vendin tonë me shpenzime milionshe, na bën t’jemi shumë e më shumë shoqëri që s’kapet as për kapuç e as për flokë.
Zot I Madhërueshëm, na pasuro në kokë, mendja sermia e insanit!”