I dyshuari për sulmin fizik të profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci është shoqëruar për në polici.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, i njëjti është dërguar për intervistim në stacionin policor.
“Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar”, tha Ahmeti për arbresh.info.