Një listë veçanërisht e larmishme e nominimeve për çmimet prestigjioze BAFTA (Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit) të Mbretërisë së Bashkuar, u njoftua të martën pas polemikave të vitit të kaluar mbi mungesën e përfaqësimit, shkruan CNN.
Më shumë se gjysma e 24 të nominuarve në kategoritë e aktrimit janë me prejardhje të pakicave etnike, përfshirë Daniel Kaluuya për “Judas and the Black Mesiah” dhe Bukky Bakray për “Rocks”.
Katër gra u nominuan në kategorinë e regjisoreve, përfshirë regjisoren e “Nomadland,” Chloé Zhao, e cila vetëm pak ditë më parë u bë gruaja e parë me origjinë aziatike dhe gruaja e dytë që ka fituar të njëjtin çmim në Golden Globes të këtij viti.
Vitin e kaluar, drejtuesit e BAFTA pranuan mungesën “e madhe” të diversitetit në nominimet e vitit 2020.
Çdo person i përzgjedhur për një çmim aktrimi në vitin 2020 ishte i bardhë, ndërsa mungesa e diversitetit gjinor midis të nominuarve ishte gjithashtu e zymtë.
Ndërsa pranoi çmimin e tij për aktorin më të mirë kryesor për “Joker” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në vitin 2020, Joaquin Phoenix foli për “sistemin e shtypjes” në industrinë e filmit.
“Ndihem i konfliktuar sepse kaq shumë kolegë të mi aktorë që janë meritorë nuk kanë të njëjtin privilegj. Unë mendoj se ne u dërgojmë një mesazh shumë të qartë njerëzve me ngjyrë që ju nuk jeni të mirëpritur këtu”, tha Phoenix.
BAFTA njoftoi në shtator rreth 120 “ndryshime të gjera” për të adresuar një mungesë diversiteti në çmime, duke përfshirë ndryshimet në anëtarësimin e saj dhe procesin e votimit.
Ndryshimet, të përshëndetura nga kryetari Krishnendu Majumdar si “një moment ujëmbledhës” në historinë e akademisë, erdhën pas një rishikimi shtatëmujor pas mungesës së larmisë në nominimet e vitit të kaluar.l,net.