Shpat Kasapi, shqiptari i katërt në Eurovizion?

Shpat Kasapi, shqiptari i katërt në Eurovizion?

Një tjetër shqiptar mund t’i shtohet skenës së Eurovizionit këtë vit. Teksa Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do përfaqësojë Shqipërinë dhe Ermal Meta me këngën “Non mi avete fatto ninete” do përfaqësojë Italinë, në Eurovizion 2018 mund të shohim edhe Shpat Kasapin.

Këngëtari nga Shkupi ka qenë i ftuar në emisionin “Pop Culture” dhe ka deklaruar se këtë vit mund të përfaqësojë Maqedoninë në Eurovizion dhe se kënga e tij është dërguar për të kaluar në fazën përzgjedhëse.

Shpati u shpreh se në Maqedoni këngëtarët i dërgojnë këngët e tyre dhe një juri zgjedh fituesin, pra nuk funksionon si në Shqipëri me Festivalin e RTSH-së.

Kujtojmë që një tjetër shqiptare që do marrë pjesë në Eruovizion këtë vit do jetë edhe Eleni Foureira e cila do përfaqësojë Qipron.

You may also like

Vetëvendosje tregon emrat e aktivistëve të arrestuar

Policia arrestoi 8 persona gjatë ditës se sotme.