Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka publikuar identitetin e njërit nga 10 të vdekurit në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Kroaci.
Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Sevdail Rrustemin, që Bulliqi ka thënë se e ka mik dhe vjen nga Pakashtiva e Podujevës.
“Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendasit tonë na lëndoi thellësisht të gjithë qytetarëve të Llapit”, tha ai në një postim në Facebook.
“Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë tona do të qëndrojmë pranë familjes në këto momente të rënda”, shtoi i njëjti.