Gazetari Ridvan Berisha, gjegjësisht ish-redaktori në televizionin publik, ka pasur një moment “shpërthyeres” karshi kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, duke vënë në pikëpyetje aktivitetin e këtij të fudnit, trasnsmeton Kosova Post.
“Çfarë ka bërë në jetën e vetë, tregom çfarë ka bërë? Për çfarë mbahet në mend? Mos e ka çliruar Kosovën me 14 shkurt, këto janë përalla poetike. Nuk pajtohem edhe në qoftë se i fiton 99% të votave, kjo është demokraci”, tha Berisha.
Tutje ai shtoi se “Me i folë Macronit per demokraci është shaka, në Greqi kanë qeshur me Kurtin” .
Duhet përkujtuar që deklarata të ngjashme lidhur me punën dhe funksionimin e Kurtit si kryeministër pati edhe më herët nga gazetari Berisha.