Shpërthen vëllau i Valbonës: Shteti nuk është marr me motrën time

Shpërthen vëllau i Valbonës: Shteti nuk është marr me motrën time

Në Gjakovë po mbahet protesta e organizuar nga Rrjeti i Grave pas vrasjes së gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës.

Marshi ka nisur nga parku i qytetit në drejtim të Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Me brohoritjet ‘Edhe sa thirrje të humbura’, ‘Nuk ka paqe pa drejtësi’, ‘Dorëheqje kush e garanton drejtësinë’, ‘Jepni llogari’, ‘Duam siguri’, ‘Boll jetima kem prej luftës’ është thënë nga protestuesit..

Vëllau i gruas së vrarë Valbona Marku,  Shkelzen Marku tha shteti i ka neglizhuar dhe nuk është marr me ta.

Sipas tij pas të pamës do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për motrën dhe mbesën e tyre.

Ai u shpreh se nëse shteti i Kosovës nuk vepron asgjë, atëherë drejtësi do kërkojnë edhe në shtetin e Shqipërisë.

Në protestë po marrin pjesë edhe ish presidentja Atifete Jahjaga, si dhe deputete të Kuvendit të Ksoovës.

Ndërkohë në Prishtinë Policia dhe prokuroria në një konferencë për media kanë thënë se viktima Valbona Marku nuk ka dashur mbrojtjen e Policisë edhe pse ishte kërcënaur nga burri i saj Pjetër Nrecaj.

Valbona Marku dhe  vajza e saj 9 vjeçare është vrarë  më 7 gusht në shtëpinë e babait të saj në Brekoc të Gjakovës nga Pjetër Nrecaj i cili tashmë gjendet në paraburgim.