Video të ndryshme po qarkullojnë në internet nga pjesë e okupuar nga rusët në Ukrainë – përkatësisht në jug dhe juglindje të këtij vendi.
Transmetuesi ukrainas Nexta, ka publikuar një video të një shpërthimi tejet të fuqishëm në Krime, transmeton Telegrafi.
Rusët pretendojnë se bëhet fjalë për djegien e një trafostacioni, ndërsa këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përbri videos së publikuar ka shkruar se hidhet në erë depoja e municionit të ushtrisë ruse.
E shpërthime të tilla në rajonet e okupuara të Ukrainës nga ushtria ruse, janë shpeshtuar ditëve të fundit. Këtë e konfirmojnë aksione të shumta ushtarake të ukrainasve që kanë filluar me kundërsulme.
Madje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të muajit është zotuar, se as edhe një pëllëmbë tokë e Ukrainës nuk do të lihet në duart e rusëve – duke premtuar se vendet që kontrollohen nga Moska do të rikthehen.