Një shpërthim në një kafene vrau 16 persona në Kinën jugperëndimore ndërsa plagosi dhjetë të tjerë, përcjell KosovaPost.
Një rrjedhje gazi dyshohet se shkaktoi shpërthimin, tha qeveria e qytetit Chongqing, raporton abcnews.
Kafeteria u shemb, duke bllokuar viktimat brenda. Punonjësit e shpëtimit kërkuan mbeturinat gjatë natës dhe të gjithë trupat u gjetën në mesnatë, njoftoi Agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua.
Një nga të mbijetuarit ishte në gjendje kritike, raportojnë mediat kineze.
Shpërthimi ndodhi në një zyrë të nën-distriktit qeveritar në distriktin Wulong, i cili është rreth 75 kilometra në perëndim të qendrës së qytetit Chongqing.