Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka falënderuar ndihmën e shtetit austriak për mundësinë e trajtimit të dy pacientëve të cilët u lënduan gjatë shpërthimit në Ferizaj. Të njëjtit u transferuan dot për në Grac të Austrisë.
“Me ndihmën e shtetit austriak sot u dërguan për trajtim të mëtutjeshëm në Austri dy pacientët e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, që ishin në gjendje më të rëndë. Falenderojmë ambasadorin e Austrisë në Kosovë Z.Christoph Ëeidinger për kontributin e tij direkt dhe në koordinim me Ministrin Zemaj mundësuan dërgimin e pacientëve për trajtim më të avansuar shëndetësor në Austri”, ka shkruar ai në Facebook.
Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur edhe gjendjen e pacientëve të cilët po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.
“Aktualisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë duke u trajtuar edhe 8 pacientë, ndërsa të gjithë të lenduarit e tjerë, përfshirë edhe ata që morën trajtime në Spitalin e Ferizajit, tashmë janë liruar në shtëpi”, ka shkruar ai.