Videoja tronditëse që paraqet një nëne që përpiqej ta kalonte foshnjën e saj përtej telave gjemborë në duart e ushtarëve britanik në aeroportin në Kabul, duke u kërkuar atyre që t’i çonin në vend të sigurt, po bën xhiro në mediat botërore, transmeton Kosova Post.
“Talebanët i rrahën, nënat ishin të dëshpëruara. Ato, a bërtitën “shpëto foshnjën time” dhe na hodhën foshnjat, disa prej tyre ranë në tela gjemborë. Ishte e tmerrshme ajo që ndodhi. Deri në fund të natës, nuk kishte njeri mes nesh që nuk qante”, tha oficeri i regjimentit të parashutistëve, raporton “Independent”.
Hotel Baron u bë një vatër ku afganët që kërkonin strehim në Britaninë e Madhe u mblodhën me shpresën se do të arrinin të shpëtonin nga kthetrat e talebanëve.
Britania aktualisht po evakuon qytetarët britanikë dhe afganët që punuan për qeverinë gjatë luftës 20-vjeçare.
Videoja e fundit, e cila u publikua në rrjetet sociale, thuhet se është bërë në Kabul, ku shihet turma e njerëzve që ia mësyjnë rrethojës me tela gjemborë.
Në video, sekuenca tronditëse e zënë nga kamera, në tentim për ta shpëtuar hidhet foshnja në ajër në përpjekje për të kaluar telat gjemborë deri në duart e ushtarëve.
Një oficer ushtarak i rangut të lartë foli për skenat tronditëse, raporton “Kurir”. Ishte e tmerrshme, gratë i hodhën foshnjat e tyre mbi tela me gjemba, duke kërkuar nga ushtarët që t’i merrnin, disa foshnja ranë në tel. Të gjithë ishim të tronditur nga ajo pamje sa qajtëm gjithë natën”, tha ai./KosovaPost/
Heartbroken💔 video from kabul airport #kabul#Afganisthanpic.twitter.com/VjzHtqMRZv
— Talha Jan طلحہ 🇵🇸 (@talhajan0) August 18, 2021