Krahas shumë figurave të tjera lokale e kombëtare, edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkatësisht mësimdhënësja e shumë brezave ferizajas, Shqipe Metaj, i është drejtuar bashkëqytetarëve të saj duke i ftuar që t’i dalin në përkrahje kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani, transmeton Kosova Post.
Përmes një video-mesazhi, deputetja Metaj- Isufi, ka thënë se si qytetare e Ferizajt, nënë dhe mësimëdhëse që është, e do komunën e saj me një qeverisje të drejtë. Një qeverisje që ka vizion. Sipas Metajt- Isufi, Lëvizja Vetëvendosje dhë kandidati i saj, Valon Ramadani janë alternativa e vetëm. Andaj, deputetja iu bën thirrje qytetarëve ta pranojnë këtë alternativë.
Vegëza e mëposhëm ju dërgon te video në fjalë.
https://fb.watch/8yMcawCwQ_/