Shqipe Selimi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, në vigjilje të festës së 28 nëntorit dhe në ‘Ditën e Forcës së Sigurisë’, ka postuar një fotografi të veçantë të bashkëshortit të saj, transmeton Kosova Post.
Ajo me këtë rast, në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi të bashkëshortit të saj, bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari.
Ua kujtojmë që Rexhep Selimi është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po gjykohet nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës.