Shqipëria ka regjistruar 18 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë në 24 orët e kaluara, transmeton Kosova Post.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.415 dhe numri i të vdekurve është 2.452.
Gjithashtu janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.761, dhe raste aktive aktualisht janë 202
Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 2.821 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 746.268 testime për personat e dyshuar me COVID-19.(AA)