Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 25 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.853.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.
Gjithashtu janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.125 dhe raste aktive aktualisht janë 272.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.063 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 875.262 testime për personat e dyshuar me COVID-19./AA