Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 3 të vdekur dhe 37 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.015, prej të cilëve 2.432 persona kanë vdekur.
Gjithashtu janë shëruar 1.231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124.312 dhe raste aktive aktualisht janë 5.271.
Ndërkohë, janë kryer edhe 1.862 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 676.757 testime për personat e dyshuar me COVID-19.(AA)