Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar tre të vdekur dhe 45 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Kosova Post.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.890, prej të cilëve 2.426 persona kanë vdekur.
Gjithashtu janë shëruar 1.050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121.122 dhe raste aktive aktualisht janë 8.342.
Ndërkohë, janë kryer edhe 2.596 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 668.531 testime për personat e dyshuar me COVID-19.
Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 632.676 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.