Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 43 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Kosova Post.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.740, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend nga virusi vazhdon të mbetet gjithsej 2.456.
Gjithashtu janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.086 dhe raste aktive aktualisht janë 198.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.526 testime të reja ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 862.958 testime për personat e dyshuar me COVID-19./AA/