Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.
Në buletinin ditor mësohet se nga 3593 testime të kryera, 2 prej tyre rezultuan pozitivë, ndërsa 29 persona të tjerë u shëruan nga virusi.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive, thuhet në njoftim.