Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 547 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 323.597.
Gjatë orëve të fundit asnjë person nuk ka ndërruar jetë dhe numri i të vdekurve në vend vazhdon të mbetet në 3.574.
Në gjithë vendin janë shëruar edhe shëruar 332 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316.275 dhe raste aktive aktualisht janë 3.748.
Në Shqipëri janë kryer edhe 1.661 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.947.507 testime për personat e dyshuar me koronavirus./AA