Shqipëria , destinacioni i muajit mars për Agjencinë Britanike të Guidave të Turizmit

Shqipëria , destinacioni i muajit mars për Agjencinë Britanike të Guidave të Turizmit

“Arkeologët dhe artdashësit, udhëtarët dhe historianët, shijuesit e verës dhe vëzhguesit e zogjve: të gjithë do të marrin me vete kujtime të pashlyeshme nga një udhëtim në Shqipëri.

Kështu e ka hapur artikullin e saj për Shqipërinë, Agjencia Britanike e Guidave të Turizmit, e cila e shikon vendin tonë si një destinacion të rëndësishëm për të bërë turizëm elitar.

Artikulli flet për vende të cilat turistët e huaj mund të vizitojnë, duke filluar që nga malet e larta që sipas tyre janë streha e fundit për disa specie, vendndodhjen perfekte gjeografike të Shqipërisë për vëzhgimin e zogjve të ndryshëm, si dhe një sërë vendesh të tjera me rëndësi historike.

Në këtë artikull përmendet gjithashtu pasuria e lartë që ka vendi ynë në turizmin kulturorë dhe historik, diçka e cila nuk duhet ti shpëtoi syrit të një turisti, gjithashtu një vend të veçantë zinte dhe kuzhina vendase, ku shkruhet se “Ushqim shumë i mirë peshku dhe vera lokale i japin kënaqësi atyre të dhënë pas gastronomisë.”

You may also like

Përfitimet që ju vijnë nëse konsumoni lajthi

Thelbi i lajthisë preferohet edhe për organizma të