‘Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë në linjë me 100 për qind’

‘Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë në linjë me 100 për qind’

Viti 2018 mund të jetë një vit vendimtar për të gjithë rajonin e Ballkanit në rrugën për në Bashkimin Evropian, ka deklaruar shefja e diplomacisë evropiane nga statusi i saj në “Facebook”, transmeton Kosova Post.

Federica Mogherini thekson se Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë në linjë me 100 për qind.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, shkruan në blogun e saj se “Këto ditët e fundit – pas vendimit historik për të nisur një bashkëpunim të përhershëm të strukturuar në mbrojtje – jam përkushtuar për të punuar me partnerët tanë në Ballkan”.

“2018 mund të jetë një vit vendimtar për të gjithë rajonin në rrugën drejt BE-së dhe ne duam ta shoqërojmë këtë proces me një strategji të re të BE-së drejt Ballkanit dhe do ta përgatisim për muajin shkurt”, shprehet Mogherini.

“Të mërkurën, unë drejtoja Këshillin e Asociimit dhe Stabilizimin me Shqipërinë, së bashku me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Tirana ka nisur reforma të rëndësishme në drejtësi, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Dhe për të gjitha pikat kryesore të çështjeve të jashtme, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë në linjë me 100 për qind. Për këto arsye, kam konfirmuar gjithashtu vendosmërinë tonë për të ndjekur rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë”, thekson ajo. /Kosova Post/.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh