Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur sërish plot në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës, ndërsa atmosfera e dhuruar nga tifozët disa orë para takimit është tejet e nxehtë edhe pse moti nuk është se i ka favorizuar shumë.
Tifozat Kuqezi janë grumbulluar si gjithmonë disa orë para takimit duke nisur festën me këngë patriotike.
Disa prej tyre thanë se kanë ardhur posaçërisht nga Teksasi për këtë takim të kombëtares, raporton A2cnn.
Shqipëria do të luajë sonte në orën 20:45 ndaj Ukrainës, ndeshje e cila do të vendosë gjithçka për këtë edicion të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë në rast fitoreje shpresojnë të kapin vendin e parë në grup, nëse sfida tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do të mbyllej në barazim.