Shqipëria U21 ka mposhtur me shifrat Slloveninë U21 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit.
Shqipëria ka fituar me rezultat 2-0.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por e dyta do të niste me vrullin e ekipit shqiptar. Një asist i Mitajt nxjerr përpara portës Bernard Karricës, i cili tund rrjetën në minutën e 52-të. Vetëm 5 minuta më vonë Dobra do të dyfishojë rezultatin me anë të një goditjeje të saktë me kokë.