Shqiptarët e japin Tuzin për ambiciet e veta të sëmura

Shqiptarët e japin Tuzin për ambiciet e veta të sëmura

Në Tuzin e banuar me shumicë shqiptare, zgjedhjet i fiton partia në pushtet në Mal të Zi, DPS e Gjukanoviqit.

Problemi është se shqiptarët nuk u besojnë shqiptarëve, prandaj edhe nuk i votojnë, dhe ndoshta kanë të drejtë që nuk u besojnë.

Shqiptarët nuk dalin me një listë të përbashkët, dhe më përpara pranojnë të udhëhiqen nga malazezët sesa nga shqiptarët, nëse nuk fitojnë vetë.

E japin Tuzin për ambiciet e veta të sëmura.

Shqiptarët kudo ku janë, e kanë shëmtuar, e kanë fëlliqur dhe e kanë qelbur kuptimin e lirisë, të shtetit dhe të pavarësisë.

Jemi të pa kulturumë. Krejt bota e dinë, s’ke qysh e mban fshehtë.

Inati me t’ardhë, kur hyn inspektori në dyqanet e kafiteritë e Malit të Zi, dridhen nga ‘frika’ pronarët, s’e nuk arrinë ta korruptojnë inspektorin, siç arrijnë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri; e lë ti veturën kudo e nuk ke frikë se ta vjedh kush; del në dy të natës, e nuk të dridhet çerpiku se të fluget kush.

Shqiptarët veç pinë drogë (të parët në botë sipas OKB-së që prijnë me përdorimin e kokainës), pinë raki, cigare, makiato, vjedhin, shkatërrojnë, e shfrytëzojnë buxhetin e shtetit me nxon femra, vjedhin ilaçet, bukën e gojës ta vjedhin, s’lënë gjë pa vjedhur e pa shkatërruar, edhe lulet e karrigiet nëpër parqe i nxjerrin me ‘rrënjë’.

Ndoshta për Shqipërinë ka ymyd, anipse është vend që për president e ka një milioner sharlatan, të cilit me ia këputë ‘mishin me dana’ nuk di me ta tregu prejardhjen e pasurisë së tij….shkon Ilir Meta në Preshevë, dhe në vend se me folë për problemet e shqiptarëve, tarahitet nëpër baçfarnica dhe i ‘bjen’ çiftelisë.

Hala shqiptarët me çiftelia e me fylla, me rrena e me legjenda, e në realitet, kërkah hiç.

Kurrkushi s’jemi. Mos t’ju vjen inati.

Si t’na shlirojshë neve, na e tregojmë fytyrën e vërtetë.

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata