Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    Çfarë përfitojmë nga falja e namazit të natës gjatë muajit të Ramazanit?

    Çfarë përfitojmë nga falja e namazit të natës gjatë muajit të Ramazanit?

    Rrëfimi i babait të Rifat Qelës, për luftën në Koshare

    Rrëfimi i babait të Rifat Qelës, për luftën në Koshare

    Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit

    Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit

    Pse Aeroporti në Kukës mban emrin ‘Zayed’?

    Pse Aeroporti në Kukës mban emrin ‘Zayed’?

    Vendos Qeveria: Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë

    Vendos Qeveria: Të gjitha punëtoret shtatzëna duhet të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë

    Driton Kuka tregon se çka i tha Akil Gjakovës para finales

    Driton Kuka tregon se çka i tha Akil Gjakovës para finales

    Vret tre persona dhe ‘kyç’ në shtëpi banorët e qytetit amerikan, kërkohet kudo detektivi-killer

    Vret tre persona dhe ‘kyç’ në shtëpi banorët e qytetit amerikan, kërkohet kudo detektivi-killer

    Rusia shpall 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë si ‘person non grata’

    Rusia shpall 20 punonjës të Ambasadës çeke në Moskë si ‘person non grata’

    Prokuroria kërkon paraburgim për dy ish-drejtorët e Telekomit

    Ndërron jetë pasi u infektua me koronavirus punëtori i PTK-së

  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 18 prill

    Elvana Gjata realizon ëndrrën e saj më të madhe

    Elvana Gjata realizon ëndrrën e saj më të madhe

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 17 prill

    Fotografia e vitit, një përqafim në kohë pandemie

    Fotografia e vitit, një përqafim në kohë pandemie

    Paradokset e shumta të Ernest Hemingueit

    Paradokset e shumta të Ernest Hemingueit

    Botohet libri: Drejtshkrimi i gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme

    Botohet libri: Drejtshkrimi i gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme

    Victor Hugo: Është anarkia ajo që hap humnerat

    Victor Hugo: Është anarkia ajo që hap humnerat

    Kalendari historik, 6 nëntor

    Kalendari historik,16 prill

    Bebe Rexha po sjell albumin e ri, zbulon datën e publikimit

    Bebe Rexha po sjell albumin e ri, zbulon datën e publikimit

    Bridgerton edhe me dy sezone të tjera

    Bridgerton edhe me dy sezone të tjera

    Kalendari historik

    Kalendari historik, 15 prill

    A i keni ditur këto 11 fakte për ramazanin?

    A i keni ditur këto 11 fakte për ramazanin?

  • OP / ED
  • VIDEO
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi OP / ED

Shqiptarët e Kosovës ishin “palestinezë” para dy dekadash

1 muaj më parë
në OP / ED
Shqiptarët e Kosovës ishin “palestinezë” para dy dekadash
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm dy dekada më parë, shqiptarët e Kosovës ishin vetë “palestinezë”. I përjetuan masakrat, dëbimet, dhunimet, burgosjet, sikurse një pjesë e palestinezëve. Për të dy popujt ishin hartuar plane për dëbime nga «tokat e shenjta». Kësisoj, shovinizmi i manifestuar nga pushtuesit, nuk shihte vend për etni të tjera, duke ua mohuar popujve relevantë, të drejtat elementare për vetëvendosje. Por “të mençurit” na thonë që këto nuk janë argumente që pinë ujë në një “sport” diplomatik, pavarësisht që një hap i hedhur keq, mund të shkaktojë zemërime në BE dhe Turqi. Në këtë kontekst shtrohet pyetja se cilën formulë do ta përdorë kryeministri në ardhje Albin Kurti, në mënyrë që të mos i dëmtojë raportet diplomatike me miqtë ndërkombëtarë?

Shkruan: Imer Topanica

«Çështja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është simptomë e një politike të jashtme euforike. Tash cila është zgjidhja e këtij lëmshi? Se kush e cakton vendndodhjen e ambasadës, vendi pritës apo ai dërgues, nuk parashihet në Konventën e Vjenës. Por zakonisht ambasadat vendosen në kryeqytete. E lagjen se ku pastaj e cakton shteti që e dërgon ambasadorin» – vuri në dukje ditë më parë Mirlind Behluli, njohës i marrëdhënieve diplomatike.

Sipas tij, sipas të drejtës ndërkombëtare «fjala e dhënë (madje edhe deklaratat unilaterale) krijojnë obligime për subjektin që thotë (ka vendim të GJND-së për këtë punë). Liderët e Kosovës kanë premtuar se ambasada e shtetit tonë do të jetë në Jerusalem. Andaj, ambasada duhet të jetë në Jerusalem. Sepse vendet normale respektojnë premtimet. Tek e fundit, vendet e vogla kanë vetëm dy mjete në dorë në lojën e madhe ndërkombëtare: aleancat dhe të drejtën ndërkombëtare.»

Lexo Edhe:

Më pyeti vajza ime 7 vjeçe, nëse mund të agjëronte…

A është ky brezi i ndryshimit?

Disa burime e vënë theksin edhe te një dokument tjetër me rëndësi: një dekret i ish Presidentit Hashim Thaçi, sipas të cilit, hapja e Ambasadës së Kosovës në Izrael, nuk e nënkupton Jerusalemin si një destinacion përfundimtar. Ligjërisht kjo do të nënkuptonte se hapja e saj në «qytetin e shenjtë», do të ishte kundër dekretit të Thaçit. Sipas ligjeve ndërkombëtare, Jerusalemi ende nuk i përket zyrtarisht Izraelit, ai është një tokë e kontestuar (e pushtuar), prandaj themelimi i një ambasade atje, do të ishte në kundërshti me këto ligje.

Ndoshta Republika e Kosovës, pavarësisht asaj se kush do të ulej në karrigen e kryeministrit, do ta kishte jetësuar premtimin, pa një hezitim, për një ambasadë në Jerusalem, po të mos zemëroheshin BE-ja dhe Turqia. Për këtë të fundit, një rreshtim i tillë i Kosovës, do të ishte i papranueshëm. Në ditën kur Kosova dhe Izraeli vendosën raporte diplomatike, Ankaraja zyrtare reagoi menjëherë.

«Angazhimi në fjalë i Kosovës, përbën kundërshtim ndaj ligjit ndërkombëtar, kryesisht ndaj rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) të miratuara për këtë çështje. Hapi që do të hidhet në këtë drejtim është i qartë se nuk do t‘i shërbejë kauzës palestineze dhe se do të dëmtojë vizionin për zgjidhjen me dy shtete» – qe shprehur Hami Aksoy, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme i Turqisë. Për më shumë, vetë presidenti Recep Tayyip Erdogan i dërgoi letër Albin Kurtit, nëpërmjet së cilës ai e lavdëronte qëndrimin e partisë për «rishqyrtim të çështjes së vendosjes së ambasadës në Jerusalem».

Kritikët e Kurtit, rezervat që ky i fundit i shfaqi në raport me këtë çështje, nuk i cilësuan vetëm si dobësi, por edhe si rrezik. Dhe, kur bëhet fjalë për Turqinë, siç ndodhë përherë, dëgjohet ai kori i zhurmshëm i “properëndimorëve”, të cilët ripërtypin pyetjen vjetër: pse Erdoğan-i duhet të na e përcaktojë agjendën e jashtme?

E vërteta është se për t’i trajtuar raportet Kosovë-Turqi, konteksti kohorë është më i gjerë se sa që mendojnë ata. Pakkush e mbanë mend takimin e hershëm të ish presidentit Ibrahim Rugova, me Presidentin e Turqisë Turgut Özal, në Ankara në shkurt të vitit 1992.

Pakkush i kujton takimet e tij me krerët më të lartë të shtetit (në janar 1992 ai ka realizuar takime në cilësinë e një burrështetasi: me Kryeministrin e Turqisë Sylejman DEMİREL dhe Kryetarin e Kuvendit të Turqisë z. Hysamettin Xhindoruk), patën ngjallur reaksione nga Beogradi zyrtarë asokohe, por kjo nuk pat ndikuar në pozicionin e Turqisë karshi çështjes së Kosovës. Kjo u dëshmua në luftën e fundit më 1999, kur Turqia mori pjesë aktive me rastin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve militare e paramilitare serbe në Kosovë dhe Serbi.

Sot të dyja shtetet kanë nënshkruar mbi dyzet marrëveshje në fusha të ndryshme (46 gjithsej), duke i forcuar jashtëzakonisht shumë raportet ndërmjet tyre. Pra, ajo nuk është vetëm një “partnere strategjike”, por edhe një aleate ekonomike.

Sipas Mirlind Behlulit, në mënyrë që të mos lëndohen edhe më shumë marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë, «ambasada duhet të vendoset në pjesën perëndimore të Jerusalemit. Me një insistim diplomatik, edhe mund të bindet Izraeli. Dhe në ditën e hapjes së ambasadës, Qeveria e Kosovës duhet ta lëshoj një deklaratë në të cilën theksohet se vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem nuk e përkrah e as legjitimon politikën e Izraelit për një “Jerusalem unik”. Tutje, në deklaratë duhet të thuhet se Kosova e njeh Jerusalemin si kryeqytet të mundshëm të të dy shteteve, atij izraelit dhe palestinez, e cila do të rregullohet me marrëveshjen finale ndërmjet Izraelit dhe përfaqësuesve palestinezë. Po ashtu, Kosova mund të mos dërgoj ambasador, por të ngarkuar me punë. Pra, të hap ambasadën, por të përfaqësohet me të ngarkuar me punë. Izraeli do të ishte i kënaqur që ka një ambasadë më shumë në Jerusalem dhe, ndoshta, Turqia do të ndihej e respektuar nga Kosova me mos dërgimin e përfaqësuesit diplomatik të rangut të ambasadorit në Jerusalemin Perëndimor. Edhe Kosova do dilte fituese. Në njërën anë, do ta mbante fjalën e dhënë dhe, në anën tjetër, do të ruante partneritetin me Turqinë».

Në kontekstin gjeopolitik, Turqia vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm politik, ekonomik e ushtarak. Turqia ka investuar miliarda dollarë në projekte të ndryshme, në shumë vende të Ballkanit. Interesat e Izraelit, ndërkaq, nuk kanë pasur të bëjnë asnjëherë aq shumë me këtë pjesë të Evropës. Po ashtu, edhe në rangun global, Turqia vihet në radhë me dhjetë shtetet më të fuqishme ushtarake, duke e lënë mjaft prapa Izraelin. Për rrjedhojë, zemërimi i Ankarasë, do t’i shkaktonte më shumë dëme Kosovës, se sa zemërimi i Tel-Avivit. Qasja e kujdesshme e Kurtit ndaj kësaj çështjeje mjaft delikate, reflekton veç tjerash, pjekuri diplomatike.

Etiketat: Imer TopanicaIzraeliJerusalemi Tel AviviKosova Turqia
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Çfarë përfitojmë nga falja e namazit të natës gjatë muajit të Ramazanit?

Çfarë përfitojmë nga falja e namazit të natës gjatë muajit të Ramazanit?

18 Prill, 2021
Rrëfimi i babait të Rifat Qelës, për luftën në Koshare

Rrëfimi i babait të Rifat Qelës, për luftën në Koshare

18 Prill, 2021
Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit

Rukiqi: Të miratohet ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit

18 Prill, 2021
La Liga, Real barazon pa gola, Atletico merr frymë

La Liga, Real barazon pa gola, Atletico merr frymë

18 Prill, 2021
Pse Aeroporti në Kukës mban emrin ‘Zayed’?

Pse Aeroporti në Kukës mban emrin ‘Zayed’?

18 Prill, 2021

Tjera nga rubrika

Trupat ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në kufi me Rusinë, tensionohet situata, kështu reagon Kremlini

Luftanijet e SHBA nisen drejt Ukrainës por kthehen mbrapsht pas paralajmërimit nga Rusia

07:53

Qeveria merr vendim: 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave anticovid

Qeveria merr vendim: 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave anticovid

13:37

Covid-19: Italia mbyllet plotësisht për festën e Pashkëve

Italia në fund të prillit fillon me lehtësimin e masave antiCovid

10:35

Vuçiq kërkon ndalimin urgjent të punimeve në zonën e mbrojtur të manastirit të Deçanit

Përfshirja e Manastirit të Deçanit në ‘7 monumentet më të rrezikuara të Evropës’, zemëron OJQ-të në Kosovë

13:38

Haradinaj përkujton vëllain: Enver vëlla, na mungon shumë!

Haradinaj përkujton vëllain: Enver vëlla, na mungon shumë!

07:45

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • EKONOMI
  • BOTË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • KULTURË
  • OP / ED
  • VIDEO

© 2020 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Mundësuar nga Porosit Web.