Përmes një postimi në Bllogun social të quajtur Shqiptarët e Sanxhakut (Sandzak Albania), bëhet thirrje për ruajtjen e vlerave dhe kulturës shqiptare në Sanxhak, derisa në këtë  rajon ende jetojnë shqiptarë të cilët pavarësisht strategjisë së Serbisë për asimilimin, ende kanë mbetur shqiptarë me shpirt patriot, shkruan Kosova Post.

Në këtë faqe janë postuar edhe disa fotografi të vitit 1930 në Tutin, ku shihen burrat me plis, simbol ky shqiptar, për të kujtuar kështu se shqiptarët në këtë vend po asimilohen.

Në shkrimin e postuar, poashtu kujtohet se Tutini ishte i banuar me shqiptar dhe vendi ku ka qëndruar Mbretëresha Ilire Teuta, për çka kërkohet të mos humbet krenari e të qenit shqiptar.

Ja postimi  i plotë:

Tutin 1930. Qyteti ku ka qëndruar Mbretëresha Ilire Teuta.

Po ta shohim këtë foto, padyshim se do të pikëllohemi shumë.  Strategjia serbe për asimilimin e shqiptarëve ka pasur sukses.

Kemi hedhur poshtë krenarinë tonë, kemi pranuar të huajën, kjo është turp. E trishtueshmeVërtetë është fatkeqësi.

Shpresojmë se në mesin tonë  në Sanxhak ka ende shqiptarë  patriot me shpirt që serbët nuk kanë arritur ti vrasin, të cilët do të zgjohen dhe të luftojnë për krenarin tonë shqiptare.

Tutin 1930.Grad gdje je odsjedala ilirska kraljice Teuta.

Gledajuci ove starije slike, stvarno se mnogo rastuzim. Srpska strategija asimilacije nad nama Albancima je uspjela.

Odbacili smo svoj ponos, a prihvatili tudju sramotu. Zalosno. Nadamo se da medju nama Sandzaklijama ima jos patriotskih dusa koje nisu uspjeli ubiti, i koje ce ustati i boriti se za svoj ponos albanski.

Image may contain: 38 people, people playing sports

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit

You may also like

Pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, ja cila është arsyeja

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës,Bejtush Gashi